E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapet pas 48 orësh qarkullimi në rrugën e Arbrit

Është hapur për qarkullimin e automjeteve pas 48 orësh rruga e Arbrit. Situata më problematike ishte në Bypassin e Murrizit pasi era e vazhdueshme grumbullonte dëborë në rrugë duke arritur lartësinë deri në 1.5 metra.

Me punën e panderprerë të mjeteve borëpastruese është bërë e mundur që paraditen e së martës të lejohet qarkullimi i automjeteve drejt Tiranës dhe qarkut Dibër.

Megjithatë situata në bypass mbetet problematike pasi është ngushtuar rruga si pasojë e prezencës së madhe të dëborës të krijuar nga mjetet borëpastruese gjatë hapjes së karrexhatës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në bypassin e Murrizit dhe të mos bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›