E Martë, 3 Nëntor 2026

Hapet për publikun Teatri i Universitetit të Arteve/Rama: Një tjetër hapësirë krenarie europiane iu shtua Tiranës

Kryeministri i vendit Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se Teatri i Universitetit të Arteve ka përfunduar me sukses restaurimin  dhe kthimin në identitet të korpusit i cili është klasifikuar si monument i trashëgimisë kulturore.

“Teatri i Universitetit të Arteve u hap mbrëmë për publikun, duke përmbyllur projektin e restaurimit të thellë dhe kthimit në identitet të krejt pjesës së korpusit të klasifikuar si monument i trashëgimisë kulturore, ku është punuar disa vjet bazuar në materialet arkivore, në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences, e ku salla e teatrit ishte pjesa më e çmuar e më sfiduese për ekipet e përfshira në projekt.

Një tjetër hapësirë krenarie europiane iu shtua Tiranës kulturore, kryeqytetit të Europës së Ballkanit, e cila po hedh shtat dita – ditës si mishërim i ambicies dhe punës sonë të përbashkët drejt majës së re të #Shqipërisë2030”, shkruan Rama.

Salla e re në Universitetin e Arteve, një stoli e arkitekturës e viteve ’30-’40”, kur ajo është ndërtuar, jo vetëm i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të artistëve, por nga ana tjetër,  ruhet i paprekur nga projekti fillestar i saj.

Godina e Akademisë së Arteve, sot Universiteti i Arteve është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”.

Teatri i Universitetit të Arteve përmbylli projektin e restaurimit të thellë dhe kthimit në identitet të krejt pjesës së korpusit të klasifikuar si monument i trashëgimisë kulturore. Restaurimi vazhdoi disa vjet bazuar në materialet arkivore, në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences. Salla e teatrit ishte pjesa më e çmuar e më sfiduese për ekipet e përfshira në projekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›