E Martë, 3 Nëntor 2026

Nikolla në Kanada, sugjeron hapjen e Ambasadës kanadeze në Tiranë

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, që po vijon vizitën zyrtare në Kanada u takua  Kryetaren e Senatit, Raimonde Ganje ( Raymonde Gagné ) ku vunë theksin në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. 

Biseda mes zyrtareve u fokusua edhe sfidat e sigurisë dhe si anëtare e NATO-s. Sipas zonjës Nikolla, Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të kësaj organizate ndaj demokracive europiane teksa  ishte ndër vendet e para që ratifikoi protokollet e pranimit të Finlandës dhe Suedisë. 

Një tjetër temë e diskutimeve ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës, dhe qëndrimi i Shqipërisë, e për këtë numri një i parlamentit Lindita  Nikolla u shpreh se komuniteti euro-atlantik duhet të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të  së Kosovës.

Nga ana e saj, Kryesenatorja Ganje  vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurise në  OKB,ndërsa tha se “Aleanca strategjike midis Kanadasë dhe Shqipërisë për mbrojtjen e paqes është edhe një kontribut për mbrojtjen e demokracisë”. Kryetarja Gagné vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë të grave në jetën politike e parlamentare, si një faktor ndryshimi dhe kontribut për një shoqëri më të mirë. Ndërkaq, për të nxitur e avancuar bashkëpunimin mes dy vendeve, kryetarja Nikolla sugjeroi hapjen e Ambasadës kanadeze në Tiranë.

Gazetare Melisa Shameti

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›