E Martë, 3 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Kalabri: Atdhedashuria e arbëreshëve të Italisë një model i veçantë

Presidenti Bajram Begaj i cili prej disa ditësh ndodhet për një vizitë në Kalabri,  gjatë takimeve me një numër personalitetesh dhe perfaqesuesisht të komunitetit arbëresh, ka çmuar atdhedashurinë e arbëreshëve të Italisë si një model i veçantë

Në Pallgorio, i cilësuar edhe si fshati i kambanave, presidenti Begaj u prit me dashuri nga banorët arbëreshë.

“Përveç anës institucionale kjo vizitë ka dhe një aspekt shumë të rëndësishëm si ai emocional është një emocion shumë i fort të shohësh këto fëmijë të vegjël që mbajnë në duar flamurin shqiptar dhe të përshëndesin shqip “Mirëserdhët!” “ tha Presidenti Begaj.

“ Mund të them që ju jeni modeli i veçantë i atdhe dashurisë. Kambanat në qytezën tuaj kanë 6 shekuj që bien të cilat tregojnë më së miri se sa shumë rreh zemra e shqiptarit për Shqipërinë” ju drejtua ai të pranishmëve.

Presidenti Begaj vlerësoi të gjithë ato figura të shquara të arbëreshëve të Kalabrisë, mes tyre Anselmo Rechio “i cili nuk reshti për 40 vjet për të mbrojtur kauzën e tij”, tha ai.

Edhe në San Nicola Dell’Alto një komunë arbëreshë me 600 banore, presidenti kujtoi se tha Begaj.

Ne vijim delegacioni i kryesuar nga kreu i shtetit vizitoi Carfizzi një komune tjeter arbereshe si dhe parkun Letrar “Carmine Abate”, ku ekspozohen libra të shkrimtareve të famshëm arbereshe.

Gjatë takimeve të tij Presidenti Begaj vuri në dukje raportin e ngushtë mes Shqipërisë e Kalabrisë dhe theksoi potencialet e madh ekonomik, arsimor, kulturor e historik mes dy vendeve.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›