E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet për punë miniera e Bulqizës

Reparti Inspektim dhe Shpëtim Minierave (RISHM), Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), vendosën zyrtarisht që 700 minatorët që punojnë në këtë minierë nesër në mëngjes të nisin punën për nxjerrjen e mineralit të kromit.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i Repartit të Inspektim dhe Shpëtim Minierave, Saimir Zekja, i cili bëri të ditur se "RISHM dhe AKPN, në mëngjesin e sotëm, zhvilluan dhe  inspektimin e fundit në minerë, nga ku u vlerësuan dhe kushtet e saj". Puna në minierën e Bulqizës, u ndërpre pas shpërthimit të ndodhur në tetor, ku humbi jetën një minator dhe mbetën të plagosur tetë të tjerë. /Start/

                                                                                             2011-12-06 13:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›