E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet skafisti i dënuar me 10 vite burg

Shtetasi Andrea Lulaj, lindur në Vlorë, u arrestua pasi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tirana me 10 vite burgim.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi më datë 10 Tetor të vitit 2008 me një mjet lundrues (gomone) së bashku me një person tjetër ka tentuar të trafikojë në drejtim të Italisë një sasi prej 116 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në lidhje me këtë fakt penal Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 25.05.2011 e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për kompetencë të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2011-12-06 15:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›