Vendimi i Kushtetueses për kombësinë, PDIU: Në kohën e duhur
TIRANE - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen e antikushtetueshmërisë së termit kombësi në ligjin e gjendjes civile.
Përmes një deklarate për mediat, PDIU nënvizon se “në bazë të këtij vendimi, Shqipëria u atashohet vendeve perëndimore ku koncepti i kombësisë nuk është më i lidhur me konceptin e etnisë, por me atë të shtetësisë.”
Sipas PDIU, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe ka ardhur në kohën e duhur.
Ndërkohë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje INSTAT-it që të zbatojë amendamentet e PDIU-së për censusin, që e detyron të verifikojë dhe ballafaqojë të dhënat e grumbulluara.
(er.nu/BalkanWeb)