Hapet retrospektiva kushtuar Federiko Felinit

“Sheiku i bardhë”, një fantazmë e fotoromancave që mbushnin jetën e shtëpiakes italiane të viteve 50.
Imazhi i burrit oriental që Federiko Felini e kthen me Alberto Sordin e talentuar në një karikaturë shoqërore.
Studiot e fotoromancave kanë kuptuar çfarë e shkakton interesin e shtëpiakeve: kontrolli i burrit, varësia prej tij si financiare deri dhe e feminitetit.
Roma në fundin e epokës së rindërtimit nga lufta.
Përfytyrimi i një burri ideal rrezikon të shktarrërojë muajin e mjaltit të Vandës dhe Ivanit dhe një ceremoni të tyren në Vatikan.
Filmi i parë i Fellinit i vitit 1952 ku gjen pak nga gjithë të tjerët që do vinin më pas: atë parodinë serioze të raporteve që njerëzit krijojnë me tjetrin në krah, me fenë dhe mashtrimin nga gjërat kalimtare.
Me këtë film hapet në Akademinë Marubi retrospektiva njëmujore e krijimitarisë së Federiko Felinit që Institutiti Italian i kulturës organizon për 20 vjetorin e vdekjes së regjisorit të shquar.
La dolce vita, Roma, Xhinger dhe Fred, Xhuljeta e shpirtrave analizohen nga regjisorë dhe studentë shqiptarë, siç shpreson të ndodhë drejtoresha e Institutit italian, Fulviza Veneciani,
Më 14 maj vjen në Tiranë mbesa dhe trashëgimtarja e regjisorit Françeska Felini, për të prezantuar dokumentarin “Duke kujtuar Federiko Felinin”.
Regjisori Kujtim Çashku bëri prezantimin e filmit të parë, “Sheiku i bardhë” ndau me publikun një kujtim të vitit 1987 në Monpelje nga takimi me Xhuljeta Mazinën dhe lexoi një fragment nga shënimet e Fellinit:
Për kinemanë gjithçka bëhet e pafund, natyrë e vdekur, madje dhe ndjenjat e tjerëve mund të bëhen tuajat. Kinemaja është delir, bukuri dehëse, me fuqi gati hyjnore dhe është kjo ndjenjë që lidh fort aventurierë, pushtues, shijues dhe aktivistët më të përkushtuar.