E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet me mjete te forta dhe grabitet Sofika Facja

Grabitet pasi u godit me dru në kokë bashkëshortja e kryetarit të PS për qytetin e Përrenjasit . Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes. 

Sofika Facja, pronare e një dyqani të vogël në këtë qytet është goditur befasisht me dru në kokë nga persona të pa identifikuar të cilët i kanë grabitur më pas bizhuteritë.  Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje serioze për jetën. 

 Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›