E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet tuneli i Kalimashit, Rruga e mbare Shqiptareve - nxin ceta elektorale e Edvinit

Ministri Sokol Olldashi ka shoqëruar dje një grup botuesish të medias shqiptare si dhe një kongresmen amerikan në momentin historik të bashkimit të dy sondave në tunelin Thirrë-Kalimash, të Rrugës së Shqiptarëve Durrës-Prishtinë.


Dëshmitarët konfirmojnë veprën dhe kontributin historik, ndërkohë që në plevicën politike të Edvinit ka rënë zija, i cili, jo vetëm s’guxon ta vizitojë rrugën, por tashmë i është ndalur goja, e s’thotë dot as një fjalë pozitive për të. Rreth dy vjet pas fillimit të punimeve për dy tunelet e Kalimashit, vepra më e madhe inxhinierike që po ndërtohet në Shqipëri, pjesë e autostradës Durrës- Kukës, është drejt përfundimit. Pas kësaj, pritet që jo më larg se tre ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti, saktësisht në 25 qershor, Kryeministri Sali Berisha të presë shiritin e tunelit të rrugës Durrës- Kukës, si edhe të njërës korsi të kësaj rruge. Kjo vepër më madhorja për mazhorancën e djathtë por edhe më e sulmuar nga opozita për korrupsion pritet të mbyllë një nga fazat më të rëndësishme të saj në fund të qershorit. Për këtë qëllim, Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit (PPTT), Sokol Olldashi ftoi dje një grup gazetarësh por edhe botues mediash të shohin nga afër punimet. Tuneli është inspektuar edhe nga një kongresmen amerikan, Robert Aderholt, i cili tha se kjo vepër madhore nuk ka rëndësi vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin, pasi ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e tij. Gjatë kësaj vizite në tunelin që lidh Thirrën e Mirditës me Kalimashin e Kukësit, pjesë e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, tashmë në përfundim të tij, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, u shpreh se, projekti do të përfundojë brenda afateve kohore të përcaktuara. “Jemi fare pak metra larg nga takimi i dy anëve të tunelit dhe besoj se brenda fundit të kësaj jave punëtorët nga njëra dhe tjetra anë e tij do të kenë mundësi ti japin dorën njëri-tjetrit”, u shpreh ministri Olldashi. Sipas tij, hapja e tunelit është në një nga pikat më kulminante, të këtij projekti madhor, ndërkohë që pjesa tjetër përfshin procesin e asfaltimit në të gjithë gjatësinë e tij. Ministri Olldashi siguroi se “po punohet me intensitet të lart në çdo segment të rrugës, për të bërë të mundur, atë që është objektivi parësor, hapja e saj në fund të qershorit”. Edhe drejtuesit e mediave vlerësuan punën dhe rëndësinë e kësaj vepre. Drejtori i televizionit “Ora Neës” Alfred Peza shprehet se kjo rrugë është një vepër gjigante, e cila meriton të gjithë vëmendjen e duhur. Ndërsa drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu e vlerëson këtë investim të madh duke e konsideruar gjithashtu një investim gjigant. Drejtori i Gazetës “55”, Fahri Balliu tha se ishte i lumtur me krahasimin që kishte bërë para më shumë se një viti, lidhur me rëndësinë që do të kishte ky aks, jo vetëm për banorët e zonës, porse për të gjithë shqiptarët, teksa në një reportazh të posaçëm e kishte cilësuar “Udha e fatit të bardhë”. Dhe e tillë është, theksoi zoti Balliu, tani kur çdo gjë po merr imazhin final të asaj që tashmë është pagëzuar si Rruga e Shqiptarëve, por edhe si Rruga “Sali Berisha”. Tuneli 6 kilometra i gjatë, i ndërtuar në një terren të vështirë malor në verilindje të vendit, dhe me shpejtësinë më të madhe, tashmë është drejt hapjes. Ndërtimi i tunelit Thirrë-Kalimash, ishte pjesa më e vështirë nga pikëpamja inxhinierike që po realizohet në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Në çdo 400 metra të tij, tuneli do të ketë lidhje telefonike, rrugë për këmbësorët si edhe xhepa për qëndrimin e mjeteve. Jo pak njerëz ishin skeptikë para dy vitesh nëse do të arrihej të ndërtoheshin për dy vjet 2 tunelet më të mëdhenj në Ballkan, secili me gjatësi 5,6 kilometra, me lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Gjithçka nisi fiks dy vjet më parë, në 25 maj 2007, rreth orës 16.00, kur u krye plasja e parë që shënoi fillimin e punimeve për ndërtimin e tunelit pas një pune përgatitore nisur me kohë. Njëri prej pjesëmarrësve në atë ngjarje, inxhinieri Muhamet Elezi, i cili ishte supervizor, kujton sot me kënaqësi. “Disa ditë u punua për përgatitjen e plasjes së parë, me masa sigurie, kontroll i sasisë së dinamitit, sigurimi i mjeteve, etj. Ishte një ditë me diell dhe të gjithë, specialistë dhe shumë punëtorë ishim të pranishëm. Realizimi i plasjes së parë i ishte besuar turkut Ali Carkrri. Tek të gjithë të pranishmit emocionet ishin të mëdha, veçanërisht te Aliu, i cili gjithë kohës i shihte të gjithë në sy. Ishte plasja e parë që do të shënonte fillimin e një pune që do të zgjaste 2 vjet. Çdo plasje e realizuar bënte të avancohej rreth 1,5 metra, por edhe kjo varej nga fortësia e gurit”, kujton Elezi. Punime me ritme të përshpejtuara janë përqendruar dhe në tunelin tjetër të kësaj autostrade që parashikohet të hapet në muajin shtator. Kompania “Bechtel – Enka” ka rritur ritmet e punimeve dhe në sektorë të tjerë, si përfundimin e 29 urave të këtij segmenti rrugor me gjatësi prej 60.85 kilometra si dhe në procesin e asfaltimit. Gjatë 2 viteve të fundit “Bechtel-Enka” në dy sektorët e saj punësoi rreth 3400 punonjës, shumica shqiptarë. Në funksion të vazhdimit normal të punës u vunë mbi 1300 mjete të llojeve të ndryshme. Autostrada Durrës- Kukës , një projekt i qeverisë shqiptare, është vepra më e madhe inxhinjerike në Shqipëri. Një vit më parë, gjatë inspektimit të punimeve në këto tunele, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se “mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptarët. Udhëtimi tek tunelet të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigante, të cilat kanë bërë që ‘aorta’ e shqiptarëve të mbartë një famë në mbarë Evropën, si kryevepër e njeriut”. Ai e konsideroi këtë rrugë “si mrekullinë më të madhe shqiptare të kohërave në fushën e ndërtimit”.


Rruga Durrës-Kukës


Bechtel & Enka JV ndërton një segment rrugor 60.85 km për një autostradë me katër korsi në Shqipëri, përfshirë 6 km tunel, nën një kontratë të firmosur në Shtator 2006 më Qeverinë Shqiptare. Ky aks rrugor do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës, dhe Morinës në kufi me Kosovën. Autostrada do të jetë gati 45 km më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe koha e udhëtimit do të reduktohet me dy orë nga gjashtë orë të tanishme. Dy korsitë ekzistuese - që gjarpërojnë rrugën kufizojnë shpejtësinë mesatare me më pak se 40 km për orë. Shpejtësia e parashikuar për rrugën e re është 80-100 km/orë, me "zvarritje" korsish rrugët e pjerrëta pengonin ngarkesat e mallrave - të kamionëve duke bërë të udhëtonin ngadalë. Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Qeveria pret një rrugë më të shkurtër për të nxitur ekonominë dhe për përmirësimin e hyrjes drejt Durrësit, e cila është 35 km (20 mile) nga Tirana, duke sjellë të ardhura dhe turistë të mërguar drejt zonave veriore e lindore të Shqipërisë.


Pasaporta


Vendndodhja: Shqipëri Klienti: Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve Qeveria Shqiptare Kontraktori: Bechtel & Enka Joint Venture ( ëëë.bechtel.com dhe ëëë.enka.com ) Fusha e Shërbimit: Menaxhim Ndërtimesh Kohëzgjatja e Projektit 2006 - 2009 Tipare kryesore: Gjatësia: 60.85 km (5.53 km Tunel) Tipi: 4-korsi autostrade Shpejtësia Planifikuar: 80 -100 km/ore Ura: 29 copë në total, afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi, ndërtuar nga trarë të gjatë të betonuar 38 m Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme: 3.75 m linja gjatësi; 2 m shpatull e fortë


Roli i Kontraktorit


Bechtel & Enka JV do të ndërtojë këtë pjesë të autostradës në tre seksione: Rrëshen deri në Reps (19.5 km) Reps deri në Thirra (26.5 km) Thirra deri në Kalimash (14.85 km)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›