E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Brukselit konfirmon reformat e Berishes, te cilat do sjellin heqjen e vizave, duke nisur nga 1 janari i 2010-s

Komisioni Evropian ka dhënë dje vlerësime me nota pozitive për reformat e qeverisë “Berisha”, duke konfirmuar progresin në përmbushjen e kushteve për heqjen e regjimit të vizave. Nisja e shpërndarjes së pasaportave biometrike, kontrolli i kufijve si dhe lufta kundër korrupsionit, garancitë që do sjellin heqjen e vizave, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm


PS shpreh pezmin me kakarisjet në mikrofon të të birit të Sulejman Bushatit, Sekretarit Komunist të Kukësit e Lushnjës


Komisioni Evropian vlerëson me nota pozitive progresin e Shqipërisë. Ndërkohë në një konference të posaçme për shtyp, zëdhënësi i Komisionit është përpjekur të ruajë sekretin maksimal, duke u shprehur se raportet e publikuara nga mediat, nuk janë versioni origjinal dhe zyrtar i Brukselit. “Shqipëria ka arritur të përmbushë një pjesë të madhe të kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për heqjen e regjimit të vizave me vendet e bllokut 27 anëtarësh”. Ky është fillimi i raportit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti vlerëson së pari dokumentet e rinj të identifikimit, të cilat përmbushin standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Ai ndalet edhe te problemi i pajisjes së qytetarëve me pasaportat biometrike, pasi një numër i vogël qytetarësh ka aplikuar për marrjen e tyre dhe një numër i pakët është pajisur me to. Në raport theksohen arritje të tilla si: krijimin e regjistrit të ri elektronik civil, progresi në kontrollin e kufijve, në luftën kundër emigracionit klandestin, krimit e korrupsionit. Një vlerësim tjetër drejtuar Shqipërisë në rrugën e saj drejt heqjes së vizave me BE është ai i sigurimit të kufijve, azilit dhe migrimit për të cilat theksohet një progres i prekshëm. Komisioni vlerëson se Shqipëria ka bërë të mundur hartimin dhe implementimin e ligjeve të standardeve të larta evropiane lidhur me këto çështje. Progres është bërë gjithashtu edhe në trajnimin e forcave të rendit, një zhvillim i dukshëm krahasuar me një vit më parë. Për sa i përket sistemit të azilit, raporti thekson se ky sistem është në funksion të plotë dhe në përputhje me standardet e vendeve të bllokut 27 anëtarësh. Progres i dukshëm thekson raporti është hyrja në fuqi e ligjit për të huajt, ku vlerësohet bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me vendet e Bashkimit Evropian. Për sa i takon luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Shqipëria ka arritur një progres në sajë të strategjive dhe plan veprimeve të qeverisë. Po kështu hapa përpara janë shënuar edhe në fushat e rendit publik e sigurisë. Ky raport për progresin e vendeve të Ballkanit drejt heqjes së regjimit të vizave, u diksuta dje mes vendeve anëtare të BE. Pritet që KE të rekomandojë vendet që nga qershori do të përfshihen në listën e bardhë Shengen, një vendim ky që do të duhet të marrë aprovimin në fillim nga Parlamenti Evropian e më vonë nga Këshilli. Përkundër vlerësimeve pozitive që sërish dje erdhën nga Brukseli, opozita shqiptare në bllok ka tentuar dje që të deformojë raportin e Komisionit Evropian për sa i përket ecurisë së reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me kohën e liberalizimit të regjimit të vizave ne Bashkimin Evropian. Për PS-në, flamurin e shtrembërimit të raportit të KE-së, e mori përsipër Ditmir Bushati, i biri i SULEJMAN Bushatit, ish-Sekretarit të Parë të PPSH në Shkodër, i cili dje nuk tha asgjë më shumë se sa lexoi raportin e shtrembëruar që ai vetë kishte dërguar në mediat shqiptare, të cilat nga ana e tyre nuk kanë përtuar ta publikojnë prej ditësh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›