E Shtunë, 31 Tetor 2026

12.9 milion euro per ndertimin e By-Pass-it te Durresit


Ministri Olldashi nënshkruan marrëveshjen me Fondin Kuvaitian


Rreth 13 milionë euro do të investohen për ndërtimin e By-passit të Durrësit konkretisht nga Shkozeti deri në mbikalimin e Plepave, i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm trafikun rrugor në drejtim të jugut, por edhe në zonën e plazhit të Durrësit, një financim ky i Fondit Kuvaitian dhe qeverisë shqiptare. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, si dhe përfaqësuesi i Fondit Kuvaitian, Paul Tomazon nënshkruan të martën në Tiranë, marrëveshjen e kredisë për ndërtimin e By-passit të Durrësit. Kreu i MPPTT-së, duke e konsideruar si një ditë të nisur shumë mirë u shpreh se "ky është një projekt shumë i rëndësishëm në të gjitha pikëpamjet, qoftë për rregullimin e trafikut që tranziton nga Tirana e Durrësi në drejtim të Jugut, por edhe për të shmangur trafikun e rëndë në zonën e Plazhit të Durrësit". Duke u ndalur në përshkrimin e projektit, Olldashi tha se përveç By-passit, ndërtimi i të cilit nis në rrethrrotulimin e Shkozetit dhe përfundon në mbikalimin e Plepave, në kontratë parashikohet edhe rikonstruksioni total i rrugës nga Dajlani deri te Kodra e Rashbullit, si dhe rrugën e Zonës Industriale të Durrësit. "Do të jenë dy vektorë me katër kalime, me brez ndarës të gjelbër dhe do të përbëjnë në vetvete një zgjidhje përfundimtare të problemit të trafikut në këtë rajon", theksoi Olldashi. Sipas tij, kjo është një ndihmë e madhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të rrjetit kombëtar rrugor të Shqipërisë veçanërisht në këtë rajon.


Përshkrimi i projektit të By-passit të Durrësit


Projekti përfshin ndërtimin e trasesë së trupit të rrugës të By-passit të Durrësit me gjatësi 5 km, me katër vija kalimi, brez të gjelbër ndarës, trotuara si dhe rrugë paralele shërbimi në të dy anët. Gjerësia e brezit rrugor arrin 35.5 m. Ky segment fillon nha interchenxhi i autostradës Tiranë-Durrës në Shkozet dhe përfundon në mbikalimin e Plepave. Në gjatësinë e këtij segmenti përfshihet edhe ndërtimi i katër rrethrrotullimeve si dhe nënkalimin hekurudhor të Shkozetit. Gjithashtu do të reabilitohet dhe rikonceptohet segmenti rrugor urban me gjatësi prej 2 km nga mbikalimi i Dajlanit deri te Kodra e Rrashbullit. Ky segment është projektuara me katër vija kalimit, brez të gjelbër ndarës, ndriçim në mesin e rrugës, ndriçim pedonal në të dy anët, kolektor për ujrat e bardha, ujësjellës si dhe rikonstruksionin e trotuareve. Ndërtimi i këtij segmenti pritet të përfundojë për 22 muaj.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›