Kontrolli ndaj depozitave propozimi rrezikon te largoj klientet nga bankat
Depozitat bankare parashikohet te kalojne te gjitha ne site por bankat private rrezikojne te humbasin klientet. Kjo mund tu ndodh institucioneve bankare ne rast se miratohet ligji i propozuar sefundi nga Ministria e Financave. Sipas tij cdo depozite e regjistruar ne bankat qe operojne ne Shqiperi ne emer te nje qytetari apo biznesi do te jete ligjerisht objekt kontrolli nga Drejtoria e Pastrimit te Parave. Ministria e Financave ka derguar per miratim ne Kuvend nje draft per ndryshimin e ligjit aktual te pastrimit te parave sipas te cilit prane autoritetit shteteror qe mbikeqyr pastrimin e parave do te ndertohet nje data-baze me te gjithe depozitat. Por ky lloj kontrolli qe prek direkt privatesine shume shpejt mund te lere bankat private pa depozita ose me fare pak te tilla edhe keto shume te vogla. Ligji percakton si detyrim per te gjithe bankat e nivelit te dyte qe te japin dhe freskojne informacionin per depozituesit e tyre cdo 6 muaj. Me ligj jane te percaktuara edhe te dhenat qe bankat do te japin per cdo depozitues.
Kontrolli
Prane Drejtorise se Pastrimit te Parave do te ngrihet ne funksion te ketyre ndryshimeve edhe nje njesi e posacme hetimore per depozitat e dyshuara. Ne relacionin qe shoqeron projektligjin thuhet se ky ndryshim eshte kushtezuar nga perafrimi i legjislacionit perkates shqiptar me ate te Bashkimit Evropian. Po ashtu si nje arsye tjeter paraqitet edhe fakti se ne shume prej hetimeve te ndermarra deri me tani ka pasur vonesa te medha. Por ne rast se ligji miratohet cka jane te gjitha gjasat qe te ndodhe Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit te Parave dhe Policia Gjyqesore merr atributet e Prokurorise per te hetuar ceshtjet e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit.
Njesia
Kjo njesi do te kete per detyre te kerkoje pastroje kap dhe konfiskoje te gjitha produktet e krimit dhe financimet e terrorizmit duke krijuar nje baze te dhenash unike per identifikimin e numrit te llogarive te personave fizik dhe juridik. Njesia do te jete nen varesine e Keshillit te Ministrave. Qeveria ka marre parasysh edhe kerkesat e Shoqates Kombetare te Bankave te Shqiperise e cila ka kerkuar qe diapazoni i gjobave te jete i percaktuar ne vlera minimale dhe maksimale pasi nje gje e tille e ben me te lehte perllogaritjen e gjobes.
Ligji
Keshilli i Ministrave ka protokolluar me 6 shtator 2010 ne Kuvend projektligjin dhe relacionin e ligjit Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit. Ligji do te diskutohet ne komisionet parlamentare dhe do te kaloje me pas ne Parlament per votim. Ne relacionin e qeverise citohet se nisur nga fakti se gjate dy viteve te fundit eshte rritur ndjeshem numri i rasteve te referuara ne polici e prokurori dhe keto te fundit nuk po i pergjigjen me po te njejtin ritem kesaj rritje u pa e domosdoshme qe ne atributet e autoritetit pergjegjes konkretisht DPPPP-se te perfshihen edhe atributet e policise gjyqesore per te hetuar ceshtjet me komplekse te pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit.
Subjektet dhe llogarite qe kontrollohen ne rast dyshimi
Subjektet qe dyshojne se prona eshte produkt i vepres penale ose ka per qellim te perdoret per financimin e terrorizmit menjehere brenda periudhes se percaktuar ne aktet nenligjore ne zbatim te ketij ligji i paraqesin nje raport autoritetit pergjegjes ku parashtrojne dyshimet qe kane. Kur subjektit te cilit i kerkohet nga klienti te kryeje nje transaksion ka dyshime se transaksioni mund te perfshije pastrim parash ose financim terrorizmi ai duhet tia raportoje menjehere ceshtjen autoritetit pergjegjes dhe te kerkoje udhezime nese duhet ta kryeje apo jo transaksionin. Autoriteti pergjegjes eshte i detyruar te ktheje pergjigje brenda 48 oreve. Subjekteve u kerkohet ti raportojne autoritetit pergjegjes sipas afateve te percaktuara ne aktet nenligjore ne zbatim te ketij ligji per te gjitha transaksionet ne para fizike ne nje vlere te barabarte ose me te madhe se 1.5 milione leke dhe per te gjitha transaksionet jo ne para fizike ne nje shume te barabarte ne vlere me ose me te madhe se 6 milione leke. Per te gjitha subjektet apo individet qe thyejne rregullat e percaktuar me vendim qeverie sanksionet do te variojne nga 300 mije leke deri ne 5 milione leke.
Investimet ne energjetike ne tre vjet 2.1 miliarde euro
Gjate tre viteve te fundit Shqiperia eshte shnderruar ne vendin me terheqes per thithjen e investimeve te huaja ne sektorin e energjise elektrike. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes deri tani jane nenshkruar kontrata me nje investim qe ne total e kapercen shumen e 2.1 miliarde eurove. Vetem per shtate muajt e pare te ketij viti jane trajtuar kerkesa per ndertimin e 51 hidrocentraleve dhe 8 parqeve te prodhimit te energjise nga era me nje vlere investimi qe ne total arrin 692 milione euro. Tashme jane lidhur 19 kontrata per 19 hidrocentrale dhe 32 te tjera jane ne fazen e tenderimit apo te negocimit te kontratave. Miratimi i ligjit te ri per koncesionet u hapi rruge projekteve te vogla dhe te medha per ngritjen e HEC-eve mbi rrjedhen e lumenjve ne vendin tone. Aktualisht ka nisur puna ne mbi 30 hidrocentrale ne te gjithe vendin. Sipas te dhenave te dikasterit te energjetikes ne disa prej tyre ka filluar prodhimi dhe deri ne fund te ketij viti do te jene rreth 12 hidrocentrale qe do te kene perfunduar ose do te vihen ne pune. Nderkaq sipas planit te investimeve ne keto vepra pritet qe pjesa tjeter te vihet ne pune gjate vitit 2011. Me konkretisht nga 30 hidrocentrale per te cilat punohet per 27 prej tyre jane dorezuar projektet e zbatimit ne Ministrine e Ekonomise dhe ne Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore per tu miratuar dhe me pas per te vazhduar zbatimi i tyre. Politika shtrenguese e bankave per kredite dhene bizneseve gjate tremujorit te dyte te vitit 2010 eshte realizuar kryesisht nepermjet rritjes se marzheve per kredite me rrezik me te larte dhe rritjes se kerkeses per kolateral. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise rritja vjetore e kredise ne muajin qershor arriti ne 6.4 per qind nga 4.9 per qind ne fund te tremujorit te pare. Ajo u diktua nga rritja e kredise per biznese ku peshen me te madhe e ka zene kredia e akorduar per investime.
Interesat bankare
Perditesimi i fundit 21.09.2010
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 3.34
12M 12-mujor 6.92
6M 6-mujor 6.15
3M 3-mujor 5.36
1M 1-mujor 5.01
1E njejavor 4.40
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.85
1E njejavor 6.18
o/n njeditor 5.88
12M 12-mujor 8.36
6M 6-mujor 7.63
3M 3-mujor 7.20
23 Shtator 2010