Haxhinasto Thirrjet e BE-se dy krahet e politikes
Shefi i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto ka zbardhur dje detaje rreth vizites se tij njeditore ne Bruksel te cilen e ka cilesuar nje vizite rutine pune. Duke mohuar kesisoj zerat sipas te cileve takimi eshte kerkuar me urgjence nga nderkombetaret.
Nuk ka qene nje vizite urgjente ka qene nje vizite rutine. Ajo qe kemi ndare dhe kemi gjetur mirekuptim te plote eshte se tani eshte momenti ku duhet qe te gjitha palet te respektojne institucionet e pavarura vendimin e gjykatave tha Haxhinasto.
I pyetur nga gazetaret per kritikat e Bashkimit Europian adresuar Shqiperise Haxhinasto tha se keto te fundit i adresohen politikes ne te dyja kahet ne respektimin e institucioneve te pavarura si edhe ne angazhimin per te plotesuar 12 rekomandimet e KE-se. Tirana zyrtare eshte nje percaktim qe ju duhet ta keni me te sakte pasi thirrjet behen per politiken. Ajo qe eshte e rendesishme dhe cfare vjen nga thirrjet qe ben BE-ja eshte qe ne Shqiperi te respektohet logjika demokratike te plotesojme detyrimet qe kemi per sa u perket 12 prioriteteve por sigurisht te kemi edhe nje sy te permiresimet e nevojshme ligjore qe duhen bere edhe per Kodin. Kjo gje behet ne Parlament jo duke bere bojkote dhe duke u sjelle ne menyre destruktive ndaj prioriteteve dhe objektivave qe jane kombetare shtoi ai. Ne fjalen e tij kryediplomati shqiptar komentoi edhe permbajtjen e letres se sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Europes Jagland drejtuar Kryeministrit Berisha duke u shprehur se ne thelb ceshtja qe shtrohet i referohet se ardhmes dhe pikerisht reformes zgjedhore ende te parealizuar.