E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapja e grupkapitujve me BE-në, Hasani: Moment historik, rruga europiane s’ka qenë kurrë më e qartë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria gjendet në një moment historik teksa mbrëmjen e sotme do të hapen grupkapitujt e radhës me Bashkimin Evropian.

Hapja e grupi kapitulli i tretë që ka të bëjë me Rritjen dhe Konkurrencën do të realizohet gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare që mbahet mbrëmjen e sotme në Bruksel.

Sipas Hasanit, hapja e sotme e 8 kapitujve të rinj që gjenden brenda kapitullit të tretë pasqyron “përparimin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një shenjë e qartë se nga sa larg kemi ardhur në një kohë kaq të shkurtër. Rruga jonë drejt BE-së nuk ka qenë kurrë më e qartë ose më e përcaktuar”.

“Shqipëria qëndron afër BE-së dhe BE qëndron pranë Shqipërisë. Një tjetër moment historik i rëndësishëm sot: hapja zyrtare e kapitullit 3 – Konkurrenca dhe Rritja Gjithëpërfshirëse gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare në Bruksel.

Hapja e sotme e 8 kapitujve të rinj pasqyron përparimin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një shenjë e qartë se nga sa larg kemi ardhur në një kohë kaq të shkurtër. Rruga jonë drejt BE-së nuk ka qenë kurrë më e qartë ose më e përcaktuar”, shkruan në rrjetin ‘X’, kryediplomati shqiptar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›