Hapja e kutive në komisionin e ligjeve

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka vijuar me diskutimet e dy propozimeve të Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në seancën e dytë lidhur me këtë çështje, komisioni ka degjuar dy relatorët Saimir Tahiri dhe Viktor Gumi të cilët kanë konfirmuar edhe një herë tjetër se nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre përsa i përket hapjes apo mos hapjes së kutive.
Në argumentimin e çështjeve përkatëse socialistët përmes Vasilika Hysit kanë kërkuar të legjitimojnë kërkesën e tyre duke kërkuar shpjegime ligjore ku shkelet kushtetuta në kërkesat e PS.
Debatet në komisionin e ligjeve kanë qenë të forta sidomos ato që kanë të bëjnë me mënyrën e komunikimit të palëve.
Komisioni do të diskutojë relacionet përkatëse ditën e enjte ndërkohë që në seancë kuvendore është parashikuar për datën 18 mars.