Ultimatumi, Dokle: Jo përgjigje, por kërcënime

Pas përfundimit të afatit të opozitës vënë qeverisë për hapjen e kutive ka ardhur reagimi i Partisë Socialiste. Deputeti Namik Dokle u shpreh se sot ishte dita e fundit që PS-ja priti mazhorancën. "Por nuk morëm përgjigje, por vetëm kërcënime", u shpreh ai. Deputeti socialist tha se Berisha duhet t'i japë fund presioneve dhe mos kërcënojë me heqje dhëmbësh.
Dokle tha se PS priti reflektim të plotë dhe kërkoi transparencë të plotë për votat e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Sot në mesditë skadoi afati i qeverisë për të pranuar kërkesën e opozitës për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Ndërkohë që në datën 5 dhjetor përfundon gjithashtu edhe afati që drejtuesit vendorë, përfaqësues të PS-së, i kanë vënë sërish kryeministrit për t'u shprehur për kërkesat e tyre.