E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, sot protesta e opozitës

Pas protesave në disa rrethe të vendit, Partia Socialiste zbret sot në orën 16:00 në sheshin "Skënderbej' në një protestë maratonë e cila do të zgjasë tre ditë. Opozita shqiptare ka vendosur protestën ta startojë në sheshin "Skënderbej" për të vijuar deri në sheshin përpara Kryeministrisë ku do të ngrihet edhe sheshi ku deputetët socialistë dhe protestuesit do të qëndrojnë për 3 ditë. Organizatorët e Partisë Socialsite kanë vendosur që deputetët, por edhe qytetarët që do t'i përgjigjen thirrjes së tyre në mbrojtje të kauzës së votës së lirë, kanë vendosur të qëndrojnë me çadra dhe të ndërrohen me turne. Gjatë kësaj kohe një mikrofon do të qëndrojë i hapur duke krijuar kështu mundësi që kushdo të mund të shprehë shqetësimin e tij përballë zyrës së kryeministrit Berisha.
Por, skenarët e opozitës parashikojnë edhe reagimin e kryeministrit Berisha. Kështu, nëse kryeministri Berisha nuk reagon, por përgjigjet në heshje prej fajtori, atëherë opozita shqiptare do të nisë një tur tjetër protestash ,por kësaj radhe jo për të hapur kutitë që fshehin vjedhjen e votive, por për të larguar Berishën përmes zgjedhjeve të parakohshme. Protesta e Partisë Socialiste bëhet pas një sërë protestash të tjera në rrethe të rëndësishme të vendit që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›