Studimi:Alkoli ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës tek meshkujt
Shkencëtarët në Spanjë kanë dalë me prova të reja që sugjerojnë se konsumimi në sasi të moderuar, e madje edhe pak të tepruar, i alkoolit ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës tek meshkujt. Studimi, i cili ka përfshirë mijëra konsumues të alkoolit gjatë dhjetë vjetëve të fundit, tregon se burrat që kanë pirë sasi të moderuar të alkoolit kanë ulur rrezikun rreth tridhjetë përqind nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës. Ndërsa ata që pijnë më shumë ulin këtë rrezik edhe më shumë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i alkoolit rrezikon dëmtimin e organeve të tjera. Ndryshe nga meshkujt, tek femrat alkooli nuk duket se sjell përfitime shëndetësore. Përfundimret e raportit të publikuara në revistën shkencore Heart (Zemra) janë kritikuar nga shkencëtarë të tjerë, të cilët thonë se ato duket sikur inkurajojnë pirje të tepërt të alkoolit.