Hapja e negociatave, Xhaçka: Ditë historike! Rruga përpara më e vështirë dhe kërkuese

“Ditë historike për Shqipërinë”, kështu e ka konsideruar Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian të Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, teksa shkruan se rruga përpara është edhe më e vështirë dhe kërkuese, Xhaçka thotë se megjithatë sot shqiptarët mund të gëzohet për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE.
“Ditë historike për Shqipërinë. Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE”, shkruan Xhaçka.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur sot zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në BE, me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në Bruksel.
/rtsh.al/