E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Meta: Sot një ditë e shkëlqyer, institucionet të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kërkohen

Presidenti Ilir Meta, ka vlerësuar Konferencën e parë Ndërqeveritare, për të nisur zyrtarisht procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, dita e sotme është një ditë e shkëlqyer, një gur themeli për shqiptarët.

“Kjo tregon se rajoni ynë vazhdon të gëzojë mbështetjen evropiane. Ky është sinjal i qartë i mbështetjes. E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me realitetin, ashtu siç është. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë. Kjo na zbulon të gjitha të metat, punët e bëra keq. Shqetësimet e Holandës, vërejtjet e Francës, apo të gjitha shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të PE, tregojnë se transformimi kërkon punë. U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën tonë drejt BE-së. Rruga evropiane është e vetmja që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë begati, që qytetarët tanë e kërkojnë në Itali, Britani, Gjermani, etj. I’u bëj thirrje institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kërkohen. Është në dorën tonë që ky proces të zgjasë 5, 30 apo më shumë vite”, deklaroi Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›