Pse munguan përfaqësues të opozitës në Bruksel? Rama: Nuk dimë kush është kush

Kryeministri Edi Rama, i pyetur se përse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në Bruksel, në tryezën e përbashkët për hapjen e negociatave, u shpreh se mund të kishin ftuar më shumë se një, por theksoi se problemi qëndron te përçarja brenda Partisë Demokratike.
“Mund të kishim ftuar më shumë se një përfaqësues, por kemi një problem që nuk zgjidhjet në Bruksel se nuk dimë kush është kush në anën e opozitës”, tha Rama.
/rtsh.al/