E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e universiteteve private, thellim i angazhimit të sektorit privat në arsim

-       Kryeministri Berisha theksoi se qeveria po punon për të kontraktuar kompaninë e rating-ut, që do të bëjë vlerësimin jo vetëm të universiteteve private, por të të gjitha universiteteve, degëve dhe departamenteve të universiteteve publike në vend.

Këshilli i Ministrave miratoi sot propozimet e Ministrisë së Arsimit për hapjen e universiteteve dhe private dhe degëve të reja.

Kryeministri Berisha e konsideroi vendimin një tjetër hap drejt rritjes së angazhimit të sektorit privat në fushën e arsimit. Proces, i cili do të shoqërohet edhe me kryerjen nga një kompani e specializuar të rating-ut (klasifikimit me pikë) të universiteteve shqiptare, publikë dhe privatë.

“Kjo përbën një hap të mëtejshëm në thellimin e angazhimit të sektorit privat në arsim. Sikundër qeveria po punon për të kontraktuar kompaninë e rating-ut, që do të bëjë vlerësimin jo vetëm të universiteteve private, por të të gjitha universiteteve, degëve, nëndegëve dhe departamenteve të universiteteve publike në vend. Ne duhet të jemi të hapur dhe të barabartë. Nuk duhet të bëjmë rating-un vetëm të universiteteve private, por edhe të atyre publikë,” u shpreh Kryeministri, duke theksuar se rating-u është një proces dhe standard i domosdoshëm.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›