Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh rus Aleksander Solzhenicin
Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit rus Vladimir Putin, për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh rus Aleksander Solzhenicin.
“I nderuar z. Kryeministër,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Aleksander Solzhenicin.
Me vdekjen e Aleksander Solzhenicinit kombi juaj dhe mbarë njerëzimi humbi një gjeni të rrallë të letrave, korife të mendimit dhe të humanizmit të sotëm, një kolos gjigant të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Aleksander Solzhenicin me jetën dhe veprën e tij të pavdekshme frymëzoi miliona intelektualë dhe qytetarë të shtypur nga regjimet totalitare komuniste në Evropë dhe në botë.
Me këtë rast më lejoni, t’ju shpreh Ju z. Kryeministër, familjes Solzhenicin dhe kombit tuaj të madh simpatinë e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë dhe kombit shqiptar."