E Diel, 1 Nëntor 2026

Une doja te tregoja sa i pathyeshem ishte vullneti i popullsise shqiptare per liri

Me pershkrimin e gjalle te gezimit dhe euforise se shqiptareve ne rruget e Prishtines me 17 shkurt 2008 trishtimin dhe zhgenjimin e serbeve ne veri dhe enklava qendrimin e rezervuar te qeverive perendimore por edhe vemendjen e jashtezakonshme te medies nderkombetare per aktin e shpalljes se pavaresise se Kosoves Erich Rathfelder hap rrefimin prej 450 faqesh.

Ai nis ne vjeshten e vitit 1987 kur asokohe redaktori i se perditshmes gjermane taz me vone korrespondent ne Ballkan do te bente udhetimin e tij te pare ne ish-krahinen autonome te Jugosllavise. Ne rruget e Prishtines ne ate kohe demonstronin grate serbe kunder gjoja gjenocidit dhe perdhunimeve te shqiptareve ndaj serbeve.

Rathfeldertregon me shifra

Por edhe nepermjet bisedave me protagoniste te asaj kohe nga te dyja palet per shembull me organizatorin e protestave nacionalistin serb Kosta Bulatovicin Rathfelder tregonse e tera ishte manipulim. Ishin pergatitjet psikologjike per te ardhur drejt qershorit te vitit 1989 kur Milloshevici do te mbante fjalimin e tij historik me rastin e 600-vjetorit te luftes se Fushe-Kosoves dhe me kete rast do te legjitimonte perfundimisht heqjen e autonomise se krahines me rreth dy milione banore shqiptare.

Heqja e statutit te autonomise ne Kosove e provokoi konfliktin dhe nuk u dha mundesi shqiptareve qe te jetonin ne Jugosllavine e vjeter thote shpjegon Rathfelder ne nje interviste per programin shqip te Deutsche Welles. Kjo teze eshte e perhapur tek studiuesit e vendeve perendimore. Por faktet dhe deshmite qe sjell gazetari 63-vjecar ne librin e tij e shpjegojne fillimin dhe ecurine e konfliktit nga nje perspektive tjeter Ajo e njerezve te thjeshte. Une doja te tregoja se sa i pathyeshem ishte vullneti i popullsise shqiptare per liri me gjithe vuajtjet e shumta. Ishte dicka shume e bukur qe bashkesia nderkombetare qe per vite me radhe nuk e kuptonte situaten ne Kosove me ne fund e shperbleu. Shperblim qe i falenderohet edhe tragjedise se Srebrenices te vitit 1995 Pa Srebrenicen Kosova nuk do ta kishte fituar vemendjen e bashkesise nderkombetare thote Rathfelder i cili qe nga viti 1992 jeton ne Split dhe Sarajeve.

Neper 16 kapitujt e librit ai pershkruan cdo gje vendimet politike ngjarjet historike zhvillimet partiake dhe te teren e lidh me jeten e njerezve.Nepermjet perspektives se tyre ai analizon dhe kritikon ne fjalen permbyllese mungesen e strategjise se Evropes ndaj Kosoves por edhe qendrimin e Serbise e cila per sa kohe qe nuk njeh kufijte e Kosoves nuk mund te jete faktor stabilizimi ne rajon.

Por nje nga aspektet interesante ne librin e Rathfelderit eshte analiza qe i ben ai shoqerise shqiptare te Kosoves Kalimi nga proletariati akademik qe sundonte LDK-ne keshtu i quan ai brezat e tere te laureteve te universitetit te Prishtines ne vitet 80-ta e deri tek rinia e sotme. Te pakte ishin funksionaret e LDK-se qe mund te quheshin me te vertete intelektuale. Rathfelder permend ketu ish-kryeministrin e qeverise ne ekzil Bujar Bukoshin. Shumica e funksionareve te tjere ishin njerez kishin perfunduar universitetin e Kosoves por nuk kishin pervoje me perendimin sepse Serbia i bllokonte ne menyre te qellimshme kontakte te tilla.

Periudha e transformimit te Kosoves

Ne keto dy dekada pervec vuajtjeve te shumta per njerezit pati si efekt edhe modernizimin e shoqerise analizon ai me tej. Por une i kam varur shpresat tek nje brez edhe me i ri i cili nuk ka lidhje me strukturat e vjetra. Vetem ky brez mund te krijoj nje shoqeri me te vertete te re ku demokratike dhe sociale ku nuk ka vetem berryla e ku shteti nuk shikohet vetem si mundesi per tu shfrytezuar por edhe per ti sherbyer. Sundimi i plisave u thye e quan ai ne menyre simbolike prishjen e strukturave tradicionale si pasoje e ardhjes se UK-se qe krijoi struktura te reja pushteti.

Megjithese Erich Rathfelder ka qene shume afer realitetit - kjo vihet re nga bisedat e shumta me njerezit ne Kosove - ai nuk e ka humbur distancen qe nevojitet per te analizuar ne teresi strukturat shoqerore te jetes ne vend. shte per te ardhur keq qe ky liber i botuar ne nje nga shtepine me prestigjioze gjermane Suhrkamp nuk eshte redaktuar ashtu sic e meriton e qe shumica e emrave jane shkruar gabim. Me gjithe kete mangesi siperfaqesore ky veshtrim gazetaresk sociologjik dhe politologjik mbi Kosoven na sjell historine e pare te kapshme dhe gjitheperfshirese te formimit te shtetit me te ri te Evropes.

Autor Anila Shuka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›