E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ne krize institucionale

Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves e cila ishte pjese e qeverise se kryeministrit Hashim Thaci vendosi qe te dale nga koalicioni qeverises. Kjo u be e ditur ne nje komunikate per media pas nje takimi qe kryesia e LDK-se kishte thirrur per diten e shtune ku sic behet e ditur eshte marre ky vendim. Vendimi i Kryesise se LDK-se hyn ne fuqi diten e hene me daten 18 tetor kur zevendeskryeministri ministrat dhe zevendesministrat e Lidhjes Demokratike te Kosoves ne qeverine aktuale pritet te dorezojne postet.

Vendimi i sotem i LDK-se per daljen nga koalicioni vjen vetem nje dite pasi ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi shpalli daten 13 shkurt te vitit te ardhshem date per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Pas rrethanave te reja te krijuara ne Kosove dhe vendimit te LDK-se qe te dale nga koalicioni qeverises me PDK-se ne baze te kushtetutesKosova mund te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreson qe vendi te mos shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme sepse do te jete nje sfide e madhe per kete institucion. Valdete Daka kryetare e KQZ-se deklaroi se Pavaresisht se kushtetutaparasheh qe ne raste te tilla zgjedhjet e jashtezakonshme duhet te mbahen brenda 45 ditesh jane afatet ligjore per pargatitjet e ketyre zgjedhjeve qe do ta vene ne veshtiresi KQZ thote Valdete Daka.

Bildunterschrift Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe kryeministri Hashim Thaci

Kryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu pas vendimit te kryesise se partise qe ai e udheheq per te dale nga koalicioni qeverises tha para mediave LDK mbetet e perkushtuar qe te jete kontribuese e fuqishme ne te gjitha proceset e rendesishme demokratike dhe shteterore ne interes te vendit dhe te gjithe qytetareve te tij. Ne do te jemi gjithmone te angazhuar per procese te mbara ne Kosove dhe gjithmone me konceptin e ndertimit te shtetit ne Kosove si shtet demokratik. Gjithmone duhet te respektohen afat ligjore dhe kushtetutese pra per ne eshte esenciale qe te respektohet kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Ne kete linje per ne eshte i rendesishem edhe vendimi qe mori ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi qe zgjedhjet e parakohshme ne Kosove te mbahen me 13 shkurt te vitit te ardhshem. Mirepo ne fund te fundit ne jemi te gatshem per zgjedhje te cilat i bejne mire Kosoves ne cdo kohe ne kuptimin me te mire te organizimit te tyre tha Fatmir Sejdiu kryetar i LDK-se.

Nga ana tjeter nenkryetari i PDK-se Hajredin Kuci duke komentuar vendimin e LDK-se qe te dale nga koalicioni qeverises me PDK u tha mediave lokale se LDK shkaktoi krize institucionale ne Kosove. Duket qarte se LDK-ja e ka futur vendin ne krize institucionale dhe tani cdo zgjidhje duhet te jete zgjidhje emergjente dhe e jashtezakonshme. Momentalisht vendi eshte vene ne krize institucionale. Nuk ka nevoje qe te shkoje me tutje. Tani duhet te dale nga kjo krize dhe zgjedhjet e jashtezakonshme mund te jene dalje nga kriza sa me shpejt qe te jete e mundur thote Hajredin Kuc. Aieberi kete deklaratepara se PDK te hyje ne nje mbledhje te jashtezakonshme.

Ne nje konference te shkurter per mediaanetarii kryesise se PDK-se Enver Hoxhajtha per media se per vendimin e LDK-se qe te dale nga koalicioni qeverises PDK eshte njoftuar nga mediat. Ky eshte nje lajm i keq per Kosoven dhe miqte e saj nderkombetare. PDK-ja vlereson se vendimi i LDK-se qe te dale nga koalicioni eshte i motivuar nga Fatmir Sejdiu per interesa te partise se tij thote Enver Hoxhaj.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fatmir Sejdiu

Zgjedhjet e parakohshme ne Kosove u imponuan pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit te Kosoves sepse gjykata kushtetuese e gjeti ate fajtor per shkelje te Kushtetutes duke mbajtur njekohesisht dy poste edhe ate te kryetarit te LDK-se.

Pas rrethanave te reja te krijuara ne Kosove dhe vendimit te LDK-se ne baze te kushtetutes vendi mund te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme. Koalicioni PDK-LDK u krijuar ne janar te vitit 2008 pas zgjedhjeve te nentorit te vitit 2007. Ndonese nga shume analoste ishte vleresuar si koalicion i panatyrshem udheheqesit e tij thane se kjo ishte bere per hire te stabilietit te vendit ne nje periudhe kur Kosova ishte ne porocese te rendesishme ne prag te shpalljes se pavaresise.

Shtyhen bisedimet me Serbine

Sidoqofte mbajtja e zgjedhjeve ne Kosove te parakohshme apo te jashtazakonshme ka bere qe te shtyhen edhe bisedimet e paralajmeruar me Serbine. Udheheqesit kryesorepolitik te shtetit nuk jane te gatshem te futen ne bisedime me Serbine para perfundimit te zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove. Ata kane lene te hapur mundesine qe bisedimet mund te fillojne per ceshtje humanitare sic jane personat e zhdukur por jo per ceshtje te tjeraku kerkohet perfaqesim me i larte shteteror.

Analisti i pavarur Driton Lajqi thote per DW-se se Partite politike ne pushtet ne kete rast partia me e fuqishme PDK nuk deshiron qe te barte e vetmebarren e bisedimeve me Serbine sepse kjo mund te reflektoje negativisht ne zgjedhjet e parakohshme. Dihet qe bisedimet me Serbine nuk jane pare me sy te mire nga opinoni kosovar dhe mendoj se ky eshte shkaku kryesorpse partite ne pushtetnuk deshirojne qe te rrezikojne dhe te humbin votat.

Per me shumeshton ai se edhe vete faktori nderkombetar akoma nuk ka nje axhende te qarte te bisedimeve me Serbine dhe kjo u vertetua nga deklarata ne Prishtine e Sekretares amerikane te shtetit Hillari Klinton e cila tha se SHBA-se se bashku me Bashkimin Evropian duhet te strukturojne dialogun me Serbine dhe me pas kur palet te jene gati atehere mund te fillohet me bisedat.

Vizita e Kllintonit ne Bruksel tregoimegjithate se ka arritur nje pike pajtimi per kornizen e bisedimevedhe per rolin e SHBA-se ne keto bisedime thote Driton Lajqi. Sidoqofte doreheqja e Fatmir Sejdiur nga posti i presidenit te Kosoves qe imponoi zgjedhjet e parakohshme pati zbehur ne mase te madhekoalicionin qeveritar dhe kulmoi me vendimin e dites se shtune te LDK-se per dalje nga koalicioni qeverises.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›