E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: AAK-ja në qeverinë e ardhshme, vetëm me kushte

“AAK-ja mund të hyjë në qeverinë e ardhshme, por vetëm me kushte. Axhenda e qeverisë është e gabuar dhe nëse është e nevojshme, më mirë është që AAK-ja të humbë, se sa të humbë shteti”, ka deklaruar Daut Haradinaj në hapjen e fushatës elektorale në Mitrovicë, ndërsa ditën e dielë do të përsëriten zgjedhjet e 12 dhjetorit.
 

Në tubimin elektoral të AAK-së që u mbajt në shtëpinë e Selim Pecit, Daut Haradinaj tha se “ka ardhur koha që pushteti të shtrihet cep më cep të Kosovës” dhe se “duhet t`iu themi haptas stop atyre që ditën janë patriotë dhe natën kontrabandistë”. Sipas tij, fillimisht duhet të vendosen pikat doganore, e jo që në Kosovë të hyjë e të dalë kush të dojë.
Sipas Haradinaj, problemi i Mitrovicës nuk është në urë, por në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›