Haradinaj: Duhet te shtohet FSK
Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, shprehu pakenaqesine me mossistemimin e ish-anetareve te UÇK-se e TMK-se ne Forcen e Sigurise se Kosoves.Gjate nje vizite ne Gjilan, ai tha se institucionet e Kosoves duhet te insistojne qe numri i pjesetareve te FSK-se te rritet ne 5 mije, pasi numri aktual eshte i vogel. Sipas kreut te AAK-se, numri prej 2 500 pjesetaresh mjafton per fillim, por me pas Kosova duhet t’i filloje bisedimet me NATO-n dhe partneret e tjere per te dyfishuar kete numer. Ai tha se ne dinamiken e sigurise, nese ne Kosova ka mbi 15 mije ushtare te KFOR-it, kjo eshte nje tregues se Kosova ka nevoje per numer me te madh te pjesetareve te FSK-se. Haradinaj i konsideron si shume te ligjshme shqetesimet e ish-anetareve te TMK-se, te cilet nuk jane perfshire ne forcen e re, ndersa kerkoi qe zgjedhja e problemit te tyre te behet permes institucioneve.