E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gyl-Abbas mbështesin të dërguarin e Obamas

Ankara - Presidenti turk Abdullah Gyl, kreu një bisedë telefonike me Kryetarin e shtetit të Palestinës, Mahmut Abasin. Gyl dhe Abbas ndanin të njëjtën pikëpamje në lidhje me faktin se zgjedhja e një përfaqësuesi të posaçëm për rajonin nga President Barak Obama, kishte hapur një dritare për të gjitha palët.

Abbasi shënoi edhe rëndësinë e rolit të Turqisë në rajon dhe kërkoi vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve. Abdullah Gyl dhe Mahmud Abbas në bisedën e tyre telefonike analizuan ngjarjet tragjike në Rripin e Gazës, çështjen e Palestinës dhe zhvillimet e rendit të ditës.

Mahmud Abbas e vuri në dijeni Presidentin Gyl për gjendjen njerëzore dhe politike pas armëpushimit në Gaza. Edhe Presidenti Gyl e ripërsëriti rëndësini që i jepte arritjes së bashkimit, njësimit dhe arritjes së një kompromisi ndërmjet palestinezëve nën udhëheqjen e Abbasit.

Gyli u shpreh se Turqia do ti vazhdojë përpjekjet diplomatike në mënyrë që të kontribuojë në zgjidhjen paqësore, të qëndrueshme dhe të drejtë.

Liderët nënvizuan se Barak Obama është interesuar nga afër për rajonin që nga dita e parë e mandatit të tij dhe thanë se se zgjedhja e një përfaqësuesi të posaçëm për rajonin nga President Barak Obama, kishte hapur një dritare përfituese për të gjitha palët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›