E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani për projektin Nabuko

Ankara - Në Samitin ku do të trajtohet gjendja përfundimtare e projektit Nabuko, një linjë alternative naftësjellëse kjo, së cilës i është rritur edhe më shumë rëndësia që pas krizës së gazit natyror, do të zhvillohet në 27 janar në Butapest, kryeqytetin e Hungarisë. Ministri i Energjitikës dhe i Burimeve Natyrore, Hilmi Gyler, do të shkojë në Hungari për të marrë pjesë në këtë samit në datën 26 janar.

Është deklaruar se në këtë samit do të përfaqësohen me qeveritarë të lartë edhe të gjitha vendet e përfshira në projektin Nabuko, në nivel kryeministror dhe ministror, si Azerbajxhani, Turkmenistani, Kazakistani, Iraku, Egjipti dhe Gjeorgjia.

Vënia në jetë një orë e më parë e projektit së linjave naftësjellëse Nabuko mbart një rëndësi të madhe si për Bashkimin Evropian, ashtu edhe për Turqinë.

Për projektin e Nabukos, që parashikohet të marrë fund në vitin 2013, do të punojnë firma nga Gjermania, Austria, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Kombania BOTASH nga Turqia.

Parashikohet që gati gjysma e linjave naftësjellëse prej gjithsej 3 mijë e 300 km të projektit Nabuko, të kalojnë nga Turqia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›