7 kandidatë për BQK

Garës për Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i kanë mësyer 7 persona. Ne mesin e tyre është emri edhe i guvernatorit aktual Gani Gerguri, dhe e ish-ministrit të Financave Bedri Hamza.
BQK-ja për mes një komunikate për media ka berë publik të gjithë kandidatet për guvernator.
“Paneli për zbatimin e procesit për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim, konstatoi se për këtë pozitë kanë aplikuar 7 kandidatë”, thuhet në njoftimin e BQK-se.
Emrat e kandidatëve janë:
1. Valentin Toçi
2. Bedri Hamza
3. Safet Merovci
4. Xhemajl Gashi
5. Gani Gërguri
6. Flamur Keqa
7. Nexhat Kryeziu