Haradinaj Nder tu drejtohem te zgjedhurve te Shqiperise
Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu adresua Kuvendit të Shqipërisë me një fjalim, ku nuk fshehu emocionet për praninë e tij në këtë institucion.
Sipas tij, Shqipëria ka bërë progrese të mëdha.
"Shumëçka ka ndryshuar dhe këto ndryshime janë shumë të dukshme. Sot, faktori shqiptar në Ballkan është kyç për ekonominë, politikën dhe sigurinë në rajon", u shpreh Haradinaj.
“Tashmë shqiptarët janë faktor kyç në rajon dhe rruga e kombit tonë është drejt BE dhe NATO. Është nder t'u drejtohem të zgjedhurve të Shqipërisë”, u shpreh Haradinaj.
Në gjykimin e tij, ky shekull ka filluar për së mbari për shqiptarët.
"Integrimi është i pashmangshëm dhe unë besoj fuqishëm se kemi ende shumë hapësirë dhe potencial real për t'i rritur përpjekjet dhe për ta shkurtuar rrugën drejt cakut tonë të përbashkët, për ta bërë këtë shekull të jetë shekull i dritës për ne”, deklaroi Haradinaj.
Madje, në këtë këndëvështrim, Haradiaj ritheksoi dhe njëherë tjetër angazhimin e tij në politikë për të kontribuar në progresin e mëtejshëm të Kosovës.
“Unë, jo vetëm se besoj plotësisht, por edhe do të angazhohem fuqishëm që edhe Kosova, si shteti më i ri në Europë, ta zë hapin me të gjitha vendet tjera drejt integrimit, që të aplikojë rregullat dhe vlerat euroatlantike në sundimin e ligjit, ekonominë e lirë dhe të drejtat e njeriut. Unë besoj sinqerisht se është në interes të të gjithë shqiptarëve, që të gjitha vendet tona fqinje t'i aplikojnë të njëjtat rregulla dhe vlera”, veçoi lideri i AAK-së. Kjo seancë e posaçme u hap nga vetë Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, e cila vlerësoi se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ia doli me drejtësine. Në gjykimin e saj, koha e njohu të drejtën shqiptare.