Haradinaj: Prishtina e Beogradi mos të nguten rreth lapidarit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes të shtuar lidhur me përmendoren e UÇPMB-së në Preshevë.
Haradinaj për Indeksonline ka thënë se qeveria e Kosovës është treguar kontrsuktive lidhur me këtë problem.
“Qeveria e Kosovës deri më tani është treguar konstruktive me vendimet e saj karshi problemit të përmendores së UÇPMB-së në Preshevë” ka thënë Daut Haradinaj për Indeksonline.
Haradinaj ka thënë se të dy qeveritë, edhe qeveria e Kosovës edhe ajo e Serbisë, duhet të jenë shumë të kujdesshme.
“Duhet të kenë kujdes të dy qeveritë, edhe qeveria e Kosovës edhe ajo e Serbisë, që mos të marrin ndonjë vendim të ngutshëm që do të ndikonte në rrugën drejt integrimit evropian” ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nëse kjo përmendore nuk largohet deri më 16 janar, atëherë ajo do të largohet me forcë./T.Q/Indeksonline/