Haradinaj: Qeveria dështoi me zgjidhjen e problemeve në veri
PRISHTINË - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për mungesë plani për integrimin e veriut të Kosovës. Haradinaj tha se që nga shpallja e pavarësisë Kosova është deklaruar se ka zotësi për zgjidhjen e problemeve në veri, por kjo deri më sot nuk ka ndodhur. Sipas ish-kryeministrit të Kosovës qeveria po dështon dhe se zgjidhja duhet kërkuar tek ndërrimi i saj. I ndodhur në opozitë, Haradinaj ka kritikuar qeverinë Thaçi edhe për mungesë të llogaridhënies para qytetarëve për punën që po bën.
(a.s/Balkanweb/REL)