Çështja “Trebicka”, Bumçi: Rama të dorëhiqet
Aldo Bumçi në emër të Partisë Demokratike i ka kërkuar përsëri kreut socialiste Edi Rama të kërkojë falje publike ose të japë dorëheqjen për akuzat që bëri në lidhje me vdekjen e Kosta Trebickës.
TIRANË - Për të dytën ditë radhazi Partia Demokratike i kërkon kreut të PS Edi Rama të kërkojë falje ose të japë dorëheqjen. Aldo Bumç në emër të PD tha se Rama s’mund t’i lajë duart nga historia e çështjes Trebicka dhe duke shtuar kështu se karriera e tij mund të ngrihet mbi shpifje jo vetëm për të gjallët por edhe për të vdekurit.
“Jam këtu sot për ti kërkuar zotit Edi Rama, të kërkoj falje publike ose të japi dorëheqjen, se ka deklaruar vetëm tre orë pas aksidentit se Shqipëria u dhunua për shkak të vrasjes që bëri qeveria. Të kërkoj falje ose të japi dorëheqjen sepse ishte ai që thërriti mitingun famë keq për të protestuar për vrasjen sipas tij të dëshmitarit Trebicka. Të kërkoj të falur ose të japi dorëheqjen sepse ishte ai që i bëri letrën e hapur Ilir Metës dhe bashkë shqiptarëve për të marrë pjesë në protestë për vrasjen e Trebickës”, tha Bumçi teksa ka shtuar se hetimet treguan se vdekja e Trebickës ishte një aksident.
Thirrja së PD për të kërkuar falje publike dhe më pas ajo e dorëheqjes erdhi fill pasi vetë kreu i selisë rozë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Berisha pas reagimit të ndërkombëtarëve për çështjen Fazlliç.
(a.s/News24/Balkanweb)