Kosova dërgon ambasadorët e parë në ndërtesa me qera
Kosova do të përfundojë këtë javë dërgimin e 10 ambasadorëve të parë në vendet që e kanë njohur Kosovën. Ambasadorët do të vendosen në ndërtesa me qera dhe hotele, pasi blerja e hapësirave në kryeqytetet e huaja kërkon procedura speciale. Kosova është njohur aktualisht nga 51 shtete, por ende nuk janë përcaktuar ambasadorët në të gjitha këto vende.
PRISHTINE- Kosova ka nisur dërgimin e 10 ambasadorëve të parë në vendet e ndryshme të botës, pikërisht në ato vende që e kanë njohur të parat Kosovën. Pritet që brenda javës të përfundojë dislokimi i këtyre ambasadorëve në vendet e emëruara. Sipas Vlora Citakut, zv.ministre e Jashtme, fillimisht ambasadorët do të vendosen në ndërtesa me qera apo në hotele deri sa qeveria e Kosovës të përfundojë blerjet e hapësirave në kryeqytetet e vendeve ku ata do kryejnë detyrën diplomatike. Blerja e ndërtesave nuk pritet të ndodhë këtë vit, por vitin që vjen. ‘blerja e ndërtesave për ambasadat nuk është thjesht një çështje e blerjes së pasurisë së patundshme, por ajo lidhet me çështjen e integritetit dhe sovranitetit, ndaj i nënshtrohet protokolleve dhe procedurave speciale për blerje. Dihet se Ambasadat konsiderohen si territor i shtetit të cilit i përket ambasadori. Kryeqytetet që do presin dhjetë ambasadorët e parë dhe emrat e ambasadorëve u përcaktuan më 2 shtator nga presidenti kosovar Fatmir Sejdiu. Ata janë: Avni Spahiu në Uashington; Muhamet Hamiti në Londër; Muhamedin Kullashi në Paris; Vilson Mirdita në Berlin; Albert Prenkaj në Rome; Ilir Dugolli në Bruksel; Bekim Sejdiu në Ankara; Sabri Kicmari në Vjenë; Naim Mala në Bërn; dhe Gazmend Pula në Tiranë. Aktualisht nuk janë emëruar ambasadorë të tjerë edhe pse Kosova është njohur tashmë nga 51 shtete të botës.
(a.r/news24/balkanweb)