E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media serbe: Mlladic, bombe me sahat

I akuzuari per krime lufte Ratko Mlladic, eshte cilesuar nga televizioni serb si nje “bombe me sahat” qe do te vriste njerez te pafajshem, se bashku me ata qe e kane ndihmuar t’u fshihet autoriteteve.

Kanali shteteror njoftoi se pas vitesh te tera ne arrati, Mlladic eshte nje person me probleme mendore. Agjentet qe jane ne kerkim te Mlladicit, thone se ai sillet si nje individ i sprovuar me jeten ne ilegalitet.

Po sipas tyre, ai i detyron rojet personale te provojne ushqimin qe ha, per te shmangur helmimin. Njoftimi thekson gjithashtu se Mlladic nuk ka ndermend te dorezohet. Por nuk thuhet se si agjentet e kane mbledhur kete informacion per nje person qe eshte teper i kujdesshem per te mos u kapur.

Mlladic kerkohet nen akuzat per genocid, perfshire masakren e Srebrenices te vitit 1995, ku u vrane rreth 8 mije djem dhe burra myslimane.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›