Haradinaj: Qyetarët do ta ndryshojnë gjendjen me votën e tyre

Angazhimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë që secili qytetar me qenë pjesë e debatit për ta ndryshuar gjendjen aktuale në vend për të sjellë një jetë më të mirë. Megjithatë, i mbetet qytetarit të ndryshojë gjendjen aktuale me votën e tij. Këto komente i ka bërë kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinanj, gjatë Kuvendit të VI zgjedhor të degës së AAK-së në Podujevë, ku kryetar është rizgjedhur Ismet Abdullahu.
Kuvendi zgjedhor i degës është mbajtur në atmosfere demokratike, pas një gare model dhe një procesi gjithëpërfshirës nëpër nëndegë.
Në fjalën e tij, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e këtyre zgjedhjeve, i përgëzoi për punën dhe shembullin e demokracisë së treguar, duke zhvilluar strukturat e saj, AAK po bëhet gjithnjë e më e fuqishme në rrugën drejt marrjes së përgjegjësive për qeverisjen e vendit.
Ndër të tjera z.Haradinaj theksoi: “Populli që udhëhiqet gabimisht prapë do ta paguaj çmimin, prandaj nëse mendojmë pak ne duhet të bëjmë pjesën tonë të punës, duhet të punojmë më shumë, të mendojmë më mirë që të arrihet ajo që dëshirojmë, kur vepron qytetari, kur punon çdo ditë edhe atëherë kur voton, e gabimi më i madh është nëse ai gabon gjatë votimit.
Duke ju drejtuar delegatëve Kryetari Haradinaj theksoi “Unë e çmoj lartë kontributin dhe rëndësinë e Llapit nëpër procese që ka kaluar vendi, andaj unë edhe një here kërkoj mbështetjen e juaj për ti dhënë drejtimin vendit, kemi mundësi të zhvillohemi, posedojmë resurse te mjaftueshme energjetike e mbi të gjitha faktori njeri -rinia jonë e cila kërkon hapësire për t’u vënë në veprim”.
Ndërkaq kryetari i rizgjedhur z.Ismet Abdullahu theksoi: “Vizioni jonë për qytetin e Podujevës ndërtohet mbi baza të komunikimit të vazhdueshëm me qytetarin. Adresimi i çështjeve që ndërlidhen me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, është parimi që na ka udhëhequr për këto vite në poltik-bërje.Ne dhe më tutje do të vazhdojmë të jemi gardian të interesave dhe vlerave që përfaqësojmë si qytet, si njerëz e mbi të gjitha duke rrugëtuar dinjitetshëm drejt së ardhmes duke çmuar historinë nëpër të cilën kemi kaluar”./Indeksonline/