Haradinaj: Serbia sjellje armiqësore ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Serbia " sillet në mënyrë armiqësore ndaj Kosovës, por është e vërtetë se tashmë nuk i përdor armët".
"Beogradi nuk jep kontribut për zhvillimin e Kosovës dhe as të serbëve të Kosovës, që t'i zhvillojnë kapacitetet e tyre për jetë. Nuk më ka çuditur perceptimi i Beogradit në kohën e Millosheviçit, kur më kanë quajtur kanibalin më të madh", tha Haradinaj dhe shtoi se "pak çuditem që tani, pas gjithë asaj që ka ndodhur, Beogradi e vazhdon atë politikë". Ai ka vlerësuar se më shumë çmon vendimin që do të ndërmarrë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, se sa ai që do të marrë Serbia.