E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Veriu, nisma të gabuara



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar nismat e qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.
"Zhvillimet e djeshme në veri të Mitrovicës janë pasojë e dëshirës së qeverisë Thaci për të arritur suksese të shpejta në këtë zonë", ka deklaruar Haradinaj.

Deklaratën e tij kreu i AAK-së e bëri në një konferencë për shtyp, ku prezantoi 12 anëtarët e rinj të partisë së tij, të cilët kanë aderuar nga dega e LDD-së në Suharekë. Më tej Haradinaj ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e një qytetari nga shpërthimi i granatës në veri të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›