Rumani, përmbytje nga shirat. Evakuohen 8 mijë persona
Pas shiut të rrëmbyeshëm, fshatrat Rumune në Kontenë Bacau, rreth 300 km në verilindje të Bukureshtit, janë përmbytur tërësisht nga uji. Autoritetet kanë evakuuar rreth 8 mijë njerëz nga përmbytjet, ndërkohë që janë prekur rreth 4 mijë shtëpi dhe më shumë se 16 mijë hektarë tokë bujqësore. Shumë rrugë dhe ura janë mbyllur, ndërsa policët dhe vullnetarët po përpiqen të luftojnë me përmbytjet.
Shiu i rrëmbyeshëm ka dëmtuar infrastrukturën Rumune, ka dëmtuar shumë shtëpi, rrugë kombëtare, ura dhe puse me ujë të pijshëm. Ndërkaq Ministri i Brendëshëm I Rumanisë, Vasile Blaga, ka deklaruar në parlament se Rumania ka nisur procesin e kërkimit të mjeteve financiare nga fondi I emergjencës së Bashkimit Evropian.
< I mëparshmi