Klinton: Mbrojtja raketore në Evropë nuk është kundër Rusisë
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, thotë se mbrojtja e planifikuar raketore e Shteteve të Bashkuara në Evropë, është "thjeshtë sistem mbrojtës" dhe "nuk është i drejtuar kundër Rusisë".
Këto komente ajo i bëri sot në Krakov të Polonisë, teksa u nënshkrua një amandament për marrëveshjen ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë për mburojën raketore.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski.
Kjo marrëveshje i merr në konsideratë ndryshimet e bëra nga presidenti amerikan, Barak Obama, i cili në shtator të vitit të kaluar, pat shpallur se Uashingtoni do të tërhiqet nga planet e ish presidentit Xhorxh Bush, për sistem me reze të gjata veprimi.
Plani Obama parashikon sistem me rreze të shkurtëra dhe të mesme veprimi, për të kundrështuar programin raketor balistik të Iranit.
Ky sistem do të vendoset në një bazë të vogël të Shteteve të Bashkuara në Poloni.