E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj dhe Vujiqiq u pajtuan që të bashkëpunojnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot kreyatrin e Partisë Demokratike të Malazezëve, Slobodan Vujiqiq, nga i cili u informua për aktivitetet politike në Kosovë, vecanarisht duke e apostrofuar interesimin rreth cështjes së inkorporimit të komunitetit malazez në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Haradinaj pohoi se AAK është e interesuar dhe është duke e dhënë kontributin e plotë të saj në inkrorporimin absolut të malazezëve autentikë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në të gjitha institucionet e Kosovës.

”Bashkëpunimi strategjik i komunitetit malazez në Kosovë, do të thotë edhe bashkëpunim strategjik me shtetin e Malit të Zi”, tha Haradinaj dhe shtoi se ai është për bashkëpunim me PDM dhe të gjithë malazezët autentikë, të cilët dëshirojnë një të ardhme më të mirë për komunitetin e tyre.

Haradinaj dhe Vujiqiq u pajtuan që në të ardhmen të bashkëpunojnë në të gjitha seferat politike, njerëzore dhe reciproke, me qëllim të përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të të dy shteteve - Kosoves dhe Malit të Zi, në të mirë të rajonit dhe rrugës së përbashkët drejt integrimeve evropiane.

Haradinaj dhe Vujiqiq ftuan të gjithë të shpërngulurit, që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, se janë të mirëseardhur në shtetin më të ri të Evropës, Republikën e Kosovës, të cilën duhet ta konsiderojnë edhe si shtet të tyrin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›