E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj e Tahiri hapin zyre në Bardhosh

Fushatën e Besnik Tahirit, po e përcjellë edhe kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në kuadër të projektit fitues “Aleanca për Prishtinën”, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Bardhoshit, ku e ka bërë hapjen e Zyrës për komunikim me qytetarë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, të shoqëruar nga Prof. Dr. Imer Rusinovci dhe ekspertë të tjerë të shumtë, në kuadër të projektit për kryeqytetin, kanë bashkëbiseduar së afërmi me qytetarët e Bardhoshit.

Ata kanë evidentuar së afërmi nevojat dhe shqetësimet e banorëve të Bardhoshit.

Kryetari Haradinaj ka thënë se me hapjen e kësaj zyreje dhe qëndrimin afër me qytetarët, AAK synon evidentimin e të gjitha shqetësimeve, preokupimeve dhe nevojave të tyre, që t’i përfshijë sa më saktë në platformën fituese të AAK-së në kryeqytet – “Aleanca për Prishtinën”.

Ndërsa, Besnik Tahiri, kryetar i Aleancës për Prishtinën, ka thënë se përditë e më shumë Prishtinën po e bëjmë pëllëmbë për pëllëmbë, jo vetëm me prezencën fizike, por për ndërlidhjen e fuqishme të konceptit tonë, i cili, më 3 nëntor do t’ia kthejë Prishtinën qytetarit të saj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›