E Diel, 1 Nëntor 2026

Malala sfidon talibanët, i drejtohet OKB-së

Vajza pakistaneze Malala Yousafzai I është drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara si pjesë e fushatës së saj për arsimim të detyrueshëm por falas për secilin fëmijë. 

Me 12 korrik ajo shënoi edhe ditëlindjen e saj të 16, duke e mbajtur këtë fjalim në selinë e OOKB-së në Neë York, por edhe duke bërë histori.

Sulmuesit talibanë e kishin qëlluar atë në kokë brenda autobusit të shkollës në muajin tetor 2012, si kundërpërgjigje ndaj fushatës së saj për të drejtat e vajzave.

“Jam këtu për të folur për të drejtën e arsimimit për secilin fëmijë”, tha ajo.

Fjalimi i saj në selinë e OKB-së ishte paraqitja e saj e parë publike që nga incidenti në Pakistan në rajonin Swat.
Malala i ka të gjitha meritat për sjelljen e çështjes së edukimit të grave në fokus ndërkombëtar. Një e katërta e vajzave të reja në botë nuk e kanë përfunduar shkollën fillore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›