E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris, aksident hekurudhor, viktima

Të paktën shtatë persona mbetën të vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur, ndërsa një tren ndërqytetas doli nga shinat pasditen e së premtes në Bretigny-sur-Orge, pranë Parisit.

Treni ishte nisur nga kryeqyteti i Francë me drejtim qytetin e Limozhit, në Francën Qendrore.

Aktualisht është e paqartë se çfarë shkaktoi aksidentin e ndodhur rreth orës 17:00, me orën shqiptare, por sipas “Le Parisien” mundësia më e madhe është një gabim njerëzor apo një avari në sistemin e frenimit të trenit.

Mediat franceze raportuan fillimisht se shumë pasagjerë ndodheshin ende të izoluar në vagonat e përmbysur dhe bilanci i fatkeqësisë nuk është ende i qartë. Ne total, sipas "AFP", treni kishte rreth 347 udhetare ne momentin e aksidentit./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›