Haradinaj mbahet seanca statutore

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se në këtë seancë janë shqyrtuar modalitetet e gjykimit të pjesëshëm ndaj Haradinajt.
Sipas Tahirit, pala mbrojtëse e ish-kryeministrit kosovar ka kërkuar që rigjykimi të fillojë sa më shpejt, ndërsa si datë e mundshme për këtë është propozuar 1 maji i këtij viti.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është paraqitur në Hagë në korrikun e vitit të kaluar, pasi gjykata vendosi për rigjykimin e pjesshëm kundër tij.
Shkalla e parë e gjykatës e shpalli të pafajshëm Haradinajn dhe të akuzuarin e dytë Idriz Balaj, ndërsa Lahi Brahimaj u dënua me gjashtë vjet heqje lirie për krime lufte ndaj popullsisë joshqiptare në Kosovë.
Gjykimi i parë kundër Haradinajt filloi më 5 mars 2007, ndërsa gjykata e kishte shpallur të pafajshëm më 3 prill 2008.