Haradinaj me plan për qeverisje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin me Këshillin Drejtues të partisë, deklaroi se është duke bërë një plan për qeverisje të vendit.
Ai tha se partia të cilën drejton do t''i marrë përgjegjësitë e saja, por nuk shpjegoi në detaje rreth planit të tij, raporton rtk.
Sipas tij, gjendja aktuale në vendin tonë nuk është e mirë, por do të punojnë në përmirësimin e saj./Indeksonline/