Austri, shkatërrohet banda nga Kosova

Policia austriake në një operacion të saj të gjerë ka arrestuar tre banda grabitësish, njëra prej tyre e përbërë nga shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë.
Lajmi është komunikuar nga agjencia austriake e lajmeve APA, e cila ka theksuar se dy bandat e tjera janë nga Hungaria dhe Rumania, transmeton Ina.
Këto grupe grabitësish janë të akuzuara dhe dyshuara për kryerjen e 200 grabitjeve të kryera gjatë viteve të fundit, me një vlerë prej rreth 2 milion euro. Arrestimet janë kryer kryesisht në zonën e Lincit dhe zonat përreth./Indeksonline/