E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrfikësit e kryeqytetit në grevë të përgjithshme

Prej orës 8 të mëngjesit, zjarrfikësit e komunës së Prishtinës kanë hyrë në grevë të përgjithshme në vendin e tyre të punës. Ata kërkojnë pagesë për orët jashtë orarit, pagesa për festa shtetërore, ndryshim të koeficientit, sigurimi i shujtës, përmirësimi i kushteve të punës, zbatimi i rregullores së brendshme për mbrojtje dhe siguri në punë.

Këshilli Grevist i Shoqatës Sindikale të Zjarrfikësve të Prishtinës, ka thënë se greva e tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave, të cilat i janë parashtruar komunës së Prishtinës, raporton koha. Shërbim Zjarrfikës dhe i Shpëtimit do të ndërhyjnë vetëm në rastet kur është fjala për rrezik të drejtpërdrejtë të jetës së njeriut, apo në rastet kur mund të shkaktohet dëm i madh material./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›